Pse nuk u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve!

Sot në orën 13.30 ishte parashikuar të zhvillohej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë ku do të diskutohej për objektin e komisioneve hetimore të dakordësuara mbledhjen e djeshme.

Deputeti Gazment Bardhi i mandatuar nga Rithemelimi për vijimin e negociatave me PS-së nuk pranoi të fliste për gazetarët por në selinë e Rithemelimit mësohet se ka informuar deputetët se po punohet për objektet e komisioneve hetimore dhe formulimin ligjor për nënkomisionin Për Reformat.

Një ditë më herët, në mbledhje u arrit marrëveshja se do të ngriheshin dy Komisione Hetimore për sterilizimin dhe sistemin TIMS. Rithemelimi u ul në tryezë me mazhorancën pas 5 muajve kaos në parlament

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *