PSE në Kuvendin e Berishës? Deputetja Ina Zhupa zbulon arsyen

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhje me emisionin ‘Opinion’ shpjegoi mbrëmjen e djeshëm motivet përse vendosi të marrë pjesë në Kuvendin e organizuar nga Sali Berisha.

Ajo foli për 3 arsye që e detyruan të merrte pjesë në Kuvendin e 30 Prillit.

“Unë kam vendosur që t’i bashkohesha Kuvendit të 30 Prillit sepse aty ishin demokratët, aty ishin demokratë edhe të degës time të cilët ma kërkuan këtë gjë. Midis atyre që ndodhën në Dhjetor dhe këtij Kuvendi ishin zgjedhjet e 6 Marsit që na paraqitën pak a shumë konfigurimin e opozitës. Dhe së treti mendoj që të ndarë do bëjmë atë që bëmë më 6 mars, për vendin e dytë dhe të tretë. Kam shkuar atje për të dhënë shembullin tim që jam për një proces bashkimi, por nuk është akt final. Në bazë, në degën time ka një ndarje ku ka ende të pa përfaqësuar brenda një grupimi që qëndronte me Kuvendin e 18 Dhjetorit ku bëj pjesë edhe vetë. Prania ime në kuvend ishte e vështirë në të gjitha aspektet”, u shpreh Ina Zhupa.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *