Pse na dhembin kyçet dhe kockat kur bie shi?

Temperaturat po bien gjithnjë e më shumë dhe kjo do të thotë probleme shëndetësore për disa njerëz.

Ndryshimet atmosferike në një pjesë të popullatës, përveçse janë shkas për ftohjet, përkeqësojnë dhimbjet e kyçeve dhe kockave. Mjekët ende nuk janë plotësisht të qartë pse ndodh kjo.

Ekziston mundësia që ndryshimet e temperaturës të lidhura me reshjet të gjenerojnë ndryshime në mbështjellësin e indit lidhës të quajtur shtylla kurrizore.

Sipas këshilltarit mjekësor Lynn Poston: “kur muskujt dhe nyjet ftohen, lëngu rreth kyçeve dhe tendinave trashet, duke na bërë të ndihemi të ngurtësuar”.

Një tjetër teori është se dhimbja është pasojë e rënies së presionit atmosferik që ndodh kur rritet lagështia në ajër.

Vitet e fundit, disa studime kanë vënë në dukje se faktorët nga mjedisi i jashtëm ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve, por studiuesit nga Harvardi e përjashtuan atë lidhje.

Gjithsesi, mbetet një temë që zgjon interesin e shkencëtarëve deri në atë masë sa ekziston një shkencë e veçantë që merret me të, e quajtur biometeorologjia mjekësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *