Protesta/ Qytetarët marrin vendimin: Peticion për shkarkimin e Kumbaros

Është mbajtur protesta përpara Ministrisë së Brendshme protesta e dytë pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht.

Qytetarët e vendosur para Kryeministrisë kanë provuar të telefonojnë ‘live’ kryeministrin Edi Rama, për t’i kërkuar dorëheqjen e ministrave si prindër, por megjithëse zilja ra, nuk pati përgjigje.

Më pas ata kanë deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë drejtësi për Jonadën dhe paralajmëruan një peticion për shkarkimin e dy ministrave.

“A duhet të mbahet përgjegjësi nga dikush në këtë vend. Ne do vazhdojmë duke kërkuar drejtësi për Jonadën. Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera”, tha e afërmja e 7-vjeçares.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *