Protesta në Serbi/ Kërkohet dorëheqja e presidentit Vuçiç dhe refuzohet…

Në Beograd, qytetarët serbë po zhvillojnë protesta gjatë mbrëmjes së sotme kundër marrëveshjes europiane që pritet të diskutohet nesër në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Protesta është organizuar nga partitë e tjera parlamentare dhe pjesëmarrës janë edhe qytetarë të cilët nuk janë simpatizantë të asnjë prej këtyre partive politike.

Tre janë kërkesat që bëhen nga protestuesit serbë, refuzimi i planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dorëheqja e Vuçiç dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.Sipas mediave serbe, që prej orës 18:00 në sheshin kryesor të kryeqytetit serb, janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz.

Ndërkohë nesër në orën 10:00 pritet të nisë takimi i Vuçiç me Kurtin ku pritet të flitet mbi nënshkrimin e marrëveshjes për planin franko-gjerman që synon të arrijë njohjen reciproke mes dy vendevea

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *