“Protesta i realizoi 100% qëllimet e saj” Berisha tregon çfarë do të ndodhë të hënën nëse nuk do të ketë parlament

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij për mediat pas përfundimit të protestës së sotme, se nëse të hënën nuk do të zhvillohet seancë plenare për shkak të zisë kombëtare, atëherë opozita do e respektojë këtë vendim dhe nuk do të organizojë protestën,e njoftuar më herët. Qeveria e shpalli ditë zie kombëtare të hënën (13 shkurt) për shkak të viktimave nga tërmetet shkatërrimtare në Siri dhe Turqi.

Nga selia blu, Berisha në përgjigje të Damian Gjiknurit, tha se protesta e sotme i realizoi 100% qëllimet e saj. Sipas tij, marshimi i qytetarëve dhe demokratëve ishte një sinjal dhe një mesazh për qeverinë.

I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë.” – tha kreu i PD-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *