Protesta e thirrur nga Sali Berisha/ Bardhi kundër: Nuk është hera e parë që Vuçiç vjen në Tiranë, pse tani?

Ndërsa protesta e thirrur nga Sali Berisha pritet të nisë sot në orën 16:00, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se ish kryeministri e ka protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiçit ndonëse është munduar të gjejë arsye të tjera.

Ndër të tjera shtoi se PD sot nuk ka thirrur protestë por kushdo është i lirë për të protestuar por flet me bindje se të gjithë duan largimin e regjimit të Edi Ramës.

Bardhi: Arsyet e protestës shtohen nga dita në ditë. Ajo që është njoftuar ka qenë kundër Vuçiçit, presidentit serb, i cili mbërrin sot në Tiranë. Cilido është i lirë për të protestuar kundër kujtdo që dëshiron, unë kam bindjen që i shtohen hallet përditë e orë pas ore, madje minutë pas minute duan largimin e regjimit të Edi Ramës. Arsyet për të protestuar, cilido i gjen vetë.

Sot PD nuk ka thirrur protestë. Berisha ka thirrur protestë kundër presidentit serb, ndërsa nuk është hera e parë që vjen. Arsyet pse zgjedh këtë herë të protestojë, do të duhet media të hetojë dhe verifikojë. Rrëmuja dhe vijimi i rrëmujës nuk i ndihmon demokratët, është në interes të vetëm një individi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *