Protesta e Opozitës, Kulluri: Pjesëmarrja e dobët, Këlliçi të tërhiqet nga gara për Tiranën

Analisti Edvin Kulluri ka komentuar tubimin e opozitës të mbajtur ditën e sotme, nga ku theksoi se lajmi sot në protestën e thirrur nga Sali Berisha është pjesëmarrja.

I ftuar në studion e ABC News, Kulluri tha se numri i protestuesve është shumë i ulët, madje këtë e krahasoi me tubimet e Lulzim Bashës në 2017.

“Berisha kërkon largimin e Ramës nga protestat. Ai që është lajmi sot, protesta nuk më duket në nivelin e 7 korrikut. Pjesëmarrja është shumë e dobët. Kur mungojnë sportdashësit, ka fanatikë por, stadiumi nuk mbushet, që do të thotë ka problem ekipi. Kjo është protesta me dobët se protestat e Lulzim Bashës. Me çfarë shohim është më nga të dobëtat”, Kulluri.

Analisti shtoi se me këtë pjesëmarrje kaq të ulët, Belind Këlliçi duhet të konsiderojë tërheqjen nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij kjo pjesëmarrje konfirmon edhe numrin e ardhshëm të votave për opozitën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *