Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Ardit Hidën!

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardit Hidën, i cili akuzohet se ka vrarë Florenc Kovaçin dhe ka plagosur vëllain e tij me mjet të mprehtë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *