Projektbuxheti 2023/ Tabaku: Takson shtresën e mesme, çmimet dhe gjobat do rriten

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin 2023, i cili u prezantua disa ditë më parë nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Tabaku në ‘Facebook’ shkruan se ky projektbuxhet do të taksojë shtresën e mesme të shqiptarëve dhe se çmimet do të rriten akoma dhe më tepër.

Sakaq shton se sipërmarrësit do të paguajnë më tepër taksa dhe do të vendosen më shumë gjoba.

Postimi i plotë:

Projektbuxheti do të taksojë shtresën e mesme të shqiptarëve me 17 mln euro ekstra në një vit ku do të rriten akoma më tej çmimet, kësti i kredisë dhe shtrenjtohet jetesa.

Buxheti i qeverisë do të rrisë taksat me 130 mln euro ndërsa PPP-të do të kushtojnë 120 mln euro pagesa nga buxheti vetëm për vitin e ardhshëm.

Me taksat e rritura do të paguhen PPP-të.

Me taksat e rritura prej 10 vitesh do të paguhet borxhi që qeveria ka marrë për koncesionet dhe PPP-të.

Sipërmarrësit do të paguajnë më shumë taksa, më shumë gjoba duke paguar faturën e një krize që nuk po manaxhohet nga qeveria.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *