Projektbuxheti 2023/ Eksperti i ekonomisë: I pakuptimtë, rrit gjobat ndaj bizneseve

Eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Shkodra ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin 2023.

Shkodra e ka cilësuar projektbuxhetin si të pakuptimtë dhe që rrit vetëm gjobat.

“Është një buxhet i pakuptueshëm, ne dalim nga postpandemia, e kuptuam që nuk përballemi dot me traumën dhe me pasgoditjet. Kemi tërmet, pandemi dhe luftën, sot po përballemi me një barrë të shtuar. Buxheti është mjeti i vetëm që ka qeveria për të zbutur ose rritur diçka. Ne kemi një buxhet që duhet të ishte diskutuar që në Korrik. Nuk patëm një diskutim të gjatë, ajo që ne shohim është rritja e gjobave. Qeveria që në 2013-n e ka aplikuar terrorin psikologjik, nga tatimet, tek fundi marrëzisë. Qeveria e ka përdorur si mjet presionin psikologjik ndaj atyre që funksionojnë në ekonomi”, tha ai për Abc.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *