Princ William humb mikun e ngushtë pas rrëzimit të avionit

Princi William, reagoi si rrallë herë për një tragjedi të ndodhur pas rrëzimit të një avioni në Kenia. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Princi bën me dije se në rrëzimin e avionit kishte ndërruar jetë shoku i tij Mark Jenkins dhe djali i tij.

“Dje, humba një mik, i cili ia kushtoi jetën e tij mbrojtjes së kafshëve të egra në disa nga parqet kombëtare më të njohura të Afrikës Lindore. Mark Jenkins dhe djali i tij Peter, humbën jetën tragjikisht kur fluturonin mbi Parkun Kombëtar Tsavo ndërsa kryenin një patrullë ajrore,”-shkruan William në reagimin e bërë.

“Mendimet e mia janë me gruan, familjen dhe kolegët e Markut, të cilët fatkeqësisht kanë humbur një njeri që të gjithë e donim dhe e admironim”, shtoi ai.

Sipas detajeve të dhëna nga Shoqëria Zoologjike e Frankfurtit, Mark dhe Peter po kryenin një patrullë ajrore për David Sheldrick Wildlife Trust kur avioni u rrëzua. Mark ka punuar më parë për Shërbimin e Kafshëve të Egra në Kenia dhe Shoqërinë Zoologjike të Frankfurtit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *