Presidentja e KE-së nis turneun ballkanik, së shpejti dhe në Shqipëri

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen pritet të nisë sot turneun e saj ballkanik nga Shkupi.

Mësohet se fokus i këtij turi do të jetë përcjellja e mesazhit të BE-së për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pritet që Leyen të shpallë një paketë ekonomike masash për Ballkanin Perëndimor, e cila ofron mbështetje financiare lidhur me krizën energjetike. Leyen do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku më pas në selinë e misionit të BE-së në Shkup do të mbajë konferencë të përbashkët.

Nga Shkupi, Fon der Leyen do të udhëtojë për në Prishtinë dhe Tiranë, e më pas do të vizitojë Sarajevën, Beogradin dhe Podgoricën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *