Presidenti Vuçiç viziton ushtarët serbë pranë kufirit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç viziton ushtarët e dislokuar serbë pranë kufirit me Kosovën. Lajmi u bë me dije nga vetë presidenti në një postim në rrjetin social Instagram.

Vuçiç ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit, pasi Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka vendosur kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç.

Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *