Presidenti/ Kriteret, Berisha: S’mund të jetë jo politik, është absurde

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur të flasë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit.

Berisha mendon se presidenti i ri i vendit duhet të jetë politik.

Ndërkohë që nuk kurseu sulmet për Enkelejd Alibeajn, duke thënë se po i sherbën Ramës dhe Ballës.

Të imagjinosh një president jo politik është absurditet. Posti i presidentit është politik. Vërtet nuk është ekzekutiv por kjo s’do të thotë se nuk është politik. Çdo kriter tjetër është i gabuar, është i stisur dhe nonsens. Në rast se e keni fjalën për kriteret ka një deklaratë si i vlerëson kritere e Alibeaj ka një deklaratë PD. Janë të gjitha të dala nga zyra e Ballës dhe Ramës. Vetëm të zgjedhë presidentin që do Rama.

Ju e keni vënë re sesi procesi më serioz u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Ramës, thotë se si Linda Basha nuk ka kandidat tjetër. Rama u thotë deputetëve të vet që emri im është më i propozuari nga ju. Është e hidhur sepse po trajtohet si një çështje familjare”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *