Portugalia, qeveria detyron bankat të rinegociojnë kreditë për shtëpi për familjet në vështirësi

Portugalia ka miratuar një dispozitë që detyron bankat të rinegociojnë kreditë për shtëpi me klientët dhe familjet në vështirësi. Masa e qeverisë synon të lehtësojë peshën që rritja e normave të interesit ka mbi borxhin e qytetarëve dhe për këtë detyron institucionet e kreditit të rinegociojnë hipotekat në bazë të përllogaritjes së stress test-it.

Kur pagesa mujore rritet me pesë pikë përqindjeje dhe kalon 36% të të ardhurave të disponueshme brenda familjes, bankat duhet të rishikojnë detyrimisht kushtet e kredisë së bashku me klientët e tyre. Dispozita ka të bëjë vetëm me kreditë deri në 300 mijë euro dhe duhet të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit 2023.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *