Portugalia legalizon eutanazinë

Parlamenti portugez miratoi ditën e djeshme një projekt-ligj të diskutueshëm që dekriminalizon eutanazinë. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit duhet të miratojë projektligjin që ai të hyjë në fuqi brenda tetë ditëve pasi t’i dorëzohet presidencës.

Eutanazia është një vepër penale në shumicën e shteteve anëtare të BE-së – ajo mbart dënime të rënda me burg. Në vitin 2021, Spanja u bë vendi i katërt që e dekriminalizoi atë, pas Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut.

Qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Antonio Costa paraqiti projektligjin origjinal në parlamentin e Portugalisë tre vjet më parë. Në atë kohë, shumica e deputetëve nga partia kryesore opozitare, PSD e qendrës së djathtë dhe shumë deputetë nga partia populiste e ekstremit të djathtë Chega kundërshtuan dekriminalizimin, pavarësisht nga kushtet e rrepta që vinin me të.

Partia Socialiste (PS) e Kosta ka theksuar vazhdimisht se projektligji synon të ofrojë “liri dhe dinjitet” për njerëzit që vuajnë, me dhimbje ekstreme për shkak të sëmundjes dhe duan t’i japin fund jetës së tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *