Porti i Durrësit hap tender 1.2 mln € për pastrimin e shesheve të mallrave

Përmes një tenderi më vlerë rreth 1,2 milionë euro porti i Durrësit kërkon të pastrojë territoret e depozitave të karburantit dhe ish kantierit detar. Në dokumente thuhet se këto zona janë të pashfrytëzuara dhe synohet rikonceptimi i shesheve tranzitore, shtimi i sipërfaqeve të reja pranë skanerit.

Ajo që nuk kuptohet është se pse pikërisht në këto territore të portit po investohet para publike, kur nga qeveria thuhet se do t’i kalojnë privatit?

Madje pranë këtyre zonave kryeministri Edi Rama ishte në ditën e fundit të 2021 me sheikun arab Muhamed El Alabbar, ku ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku raportonte para shefit të saj, nën sfondin e një ekskavatori se ishin në fazën e parë të projektit, duke vënë terrenet në dispozicion arabëve. Ndërsa drejtori Pirro Vengu deklaronte se në bashkëpunim me kompanitë koncesionare ka nisur pastrimi i kalatës lindore, nga mineralet.

“Kemi rënë dakord edhe me kompanive koncesionare që të bëjmë evadimin e kromit, të gjithë mallrave që kanë prej vitesh në këto sheshe. Besoj se deri në prill do kemi evaduar zonën që përkon me fazën e parë të projektit, 3 vjeçarin e parë”, tha Vengu.

Por me shpalljen nga porti i Durrësit të tenderit të ri për pastrimin e territoreve në funksion të rritjes së kapaciteteve përpunuese ka paqartësi për projektin arab dhe personat që janë pas tij, ndërsa nga ana tjetër ka dyshime se paratë e qytetareve po përdoren që kompanitë që do marrin tokën publike për pallate të kenë sheshe ndërtimi të pastra./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *