Porti i Durrësit bllokohet nga radhët e gjata, 100 mjete mbesin të paimbarkuara në traget

Janë mbi 100 mjete që kanë mbetur pa u imbarkuar në tragetin e linjës së Ankonës në portin e Durrësit. Shoferet në linjë telefonike janë ankuar më redaksi se sot ka pasur konfuzion në pikën e skanerit nga mjetet e shumta dhe procedurat e tejzgjatura.

Ata kanë dërguar video direkt nga vendi ku janë parkuar kamionë transporti, autobusë me pasagjerë dhe mjete të tjera. Shkak duket se janë bërë kamionët vetëshkarkues nga Serbia dhe Mali i Zi të cilët u futën për kontroll duke spostuar mjetet qe udhëtojnë përherë me këto linja. Sipas shoferëve, këta kamionë duhet ta bëjnë skanerin në tjetër vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *