Policia zbarkon në Krujë, zbulohen dy ‘shtëpi bari’, arrestohen dy vëllezër

Shpëtim dhe Fatjon Halili janë arrestuar këtë të hënë nga policia e Krujës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet dy personat në fjalë posedonin dy ‘shtëpi bari’.

Blutë arritën të sekuestroje 268 bimë kanabis, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Dy vëllezërit banonin në fshatin Qerekë të Krujës, ndërsa në banesën e njërit prej tyre zbuluan 2 ambientet që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *