Policia suedeze në alarm nga pastrimi i parave të bandave kriminale

Shefi i policisë suedeze, Anders Thornberg paralajmëroi për rrezikun e krimeve të natyrëS financiare, në të cilën kompanitë dhe shoqatat mund përfshiheshin në pastrim parash të bandave kriminale.

”Ata janë baza e asaj që ne e quajmë ekonomi paralele, ekonomi kriminale”, tha Thornberg, i cituar nga agjencia suedeze e lajmeve, TT.

Problemi i krimit të organizuar shpesh është larg vëmendjes së medias suedeze, që shkruan çdo javë për të rinj të vrarë ose të plagosur në përleshje të armatosura mes bandave kriminale.

Tani fokusi i policisë suedeze është në transaksionet ekonomike të kryera nga grupet kriminale që, sipas shefit të policisë, janë kërcënimi më i madh. ”Nëse gjejmë paratë, gjejmë kriminelët”, theksoi Thornberg, sipas TT

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *