Policia e Kosovës: Rrëmbimi ka ndodhur brenda territorit tonë

Tre oficerët e policisë janë rrëmbyer nga serbët brenda territorit të Kosovës. Kështu u shpreh në një deklaratë zyrtare policia e Kosovës duke bërë me dije se efektivët kishin parë persona të armatosur dhe kishin kërkuar njësi shtesë. Në momentin që njësitë shtesë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur vetëm makinën dhe jo efektivët e policisë.

“Tre policët kanë parë persona të maskuar dhe kanë dhënë informacione për njësitë shtesë. Kur kanë mbërritur kanë gjetur vetëm veturën e makinës së policisë dhe jo oficerët. Sa i përket çështjes që ata thonë se janë në territor të Serbisë, unë ju them që ata kanë qenë në një pikë statike duke parandaluar futjen e gjërave ilegale në territorin e Kosovës. Kanë parandaluar një shfytëzim të rrugëve që përdorte Serbia. Vendi ku ka ndodhur është brenda territorit të republikës së Kosovës”- tha një prej zyrtarëve të policisë së Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *