Pogradec/ U vetëplagos me armë gjahu, 78-vjeçari në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi me iniciale P. G., rreth 78 vjeç.

Mësohet se 78 vjeçari ndodhet në gjendje të rënd shëndetsore.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2022, rreth orës 14:30, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në garazhin e banesës së tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi P. G., rreth 78 vjeç, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Pogradecit dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *