Pogradec/ Sherr mes dy të miturve, plagoset njëri prej tyre

Dy të mitur janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 në qytetit të Pogradecit, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë.

Dy të miturit janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i lënduari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se ata janë rreth moshës 15 vjeç, teksa policia dhe prokuroria po ndërmarrin veprimet e mëtejshme për ngjarjen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *