Pogradec/ Arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim për transport të paligjshëm emigrantësh

Një 21-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tarifa’.

Mësohet se i riu me iniciale N.C., është kapur duke transportuar 6 emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person për t’i kaluar ata drejt kufirit.

Në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale M.H.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Tarifa”, për goditjen e një rasti të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim si bashkautor i dyshuar i transportimit të 6 emigrantëve, kundrejt shumave 500-1000 euro/person.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Tarifa”, të zhvilluar më datë 30.03.2023, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasin e shpallur në kërkim N. C., 21 vjeç, banues në Kavajë. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se 21-vjeçari kishte bashkëpunuar me shtetasin M. H. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Tarifa”), për transportimin e 6 emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave 500-1000 euro/person, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, drejt shteteve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *