Platforma për bashkimin e PD-së, Alibeaj: Grupi duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit të Berishës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë ditën e sotme në konferencë për mediat për të shpjeguar platformën e tij për bashkimin e PD, e cila në media doli që ditën e djeshme.

Alibeaj thotë se thirrja e tyre nuk ka gjetur mirëkuptimin e  Berishës, po grupi duhet të marrë vendime pavarësisht mendimit të ish-kryeministrit.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Thirrja jonë nuk e ka gjetur mirëkuptimin e Berishës. Grupi duhet të marrë vendim pavarësisht mendimit të Berishës. Që në fillim kam bërë thirrje për bashkim, duke e quajtur si pikënisje bashkimin e pjesëve të ndara, kam kërkuar dakordësi që në mbledhje të vinin edhe kolegë deputetë që janë përjashtuar. Për këtë shkak kam ftuar në mbledhje të gjithë kolegët e pezulluar, është fakt që cdo mbledhje është bërë dhe me prezencën e tyre, dua të falenderoj cdo njërin që iu përgjigj kërkesës sonë, kanë luajtur një rol konstruktiv në mbledhje. Aktet e bashkimit duhet të jenë kokrete. PD nuk ka asnjë të tepërt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *