Plagosja në Lushnje/ Babai i autorit të dyshuar hedh poshtë akuzat: Djali ka 2 javë në Greqi

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditene së enjtes në Lushnje, kanë reaguar familjarë të autorit të dyshuar. Shaip Hasalla babai i Armand Hasalla, qe dyshohet si autor i plagosjes së Bajame Seneja ditën e djeshme në një prononcim për media shprehet se kjo vepër nuk është e djalit te tij sepse ka dy jave ne Greqi.

Në rrugën Lushnjë- Ballagat është qëlluar me armë zjarri ndaj një makine tip ‘Volsvagen’ ku udhëtonte ‘Bajame Sejena bashke me nipin e saj. Nga të shtënat Bajame Sejena është plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bajame Sejena është e motra e Kastriot Hasallës i cili vrau dy vite më parë Romeo Hasallën pas një konflikti për tokën. Lidhur me ngjarjes ka folur edhe Afrim Hasalla, vëllai i 60 vjeçares së plagosur, i cili ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ndërsa po ktheheshin nga seanca e mbajtur për konfliktin e tokës 2 hektarë që u bë mollë sherri mes dy familjeve Hasalla. Afrim Hasalla akuzon për këtë atentat vëllanë e Romeo Hasallës, Laert Hasallën. Ai pretendon se toka është e tij dhe pala tjetër ka për qëllim t’j marrë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *