Plagosja e trefishtë në Laprakë/ Gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin Altin Mergjyshi, i cili plagosi tre ditë më parë ish pronarin, gruan dhe vjehrrin e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën nëzonën e Laprakës ku Mergjyshi u afrua në tavolinën ku ishin ulur të tre në një lokal dhe i plagosi me thikë.

Ndërkohë autori është një person me precedent penal.

Në dëshminë e dhënë para policisë, Elton Mergjyshi i njohur ndryshe me emrin Altin Merxhushi Deda u shpreh se nuk kishte pasur qëllim sulmin me thikë duke shtuar se ishte provokuar nga tre të plagosurit. Sa i takon shkakut të konfliktit, Merxushi ka pretenduar se e ka ndihmuar italianin Massimo Sorvillo për ngritjen e punishtes së bulmetrave që e kishte hapur së fundmi. Sipas tij, kishte shkuar disa herë edhe në Itali për t’i blerë dhe sjell pajisje për punën dhe për këto nuk ka marrë pagesa pasi është hequr nga puna.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *