Plagosi me armë zjarri 42-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet autori

Policia e Dibrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes së një 42-vjeçari ditën e djeshme për motive të dobëta.

U mësua se në pranga e Policisë së Dibrës, ra 47-vjeçari me iniciale B. S., dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes, duke bashkëpunuar me autorin e plagosjes.

Njoftimi i plotë:

U konfliktuan dhe plagosi me armë zjarri një 42-vjeçar, vihet në pranga autori i dyshuar  i ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.L., 42 vjeç,  menjëherë bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e  autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Peshkopi, si dhe shpallën në kërkim policor shtetasin E. S., 29 vjeç, bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *