Plagosi me armë zjarri 24-vjeçarin, policia arreston adoleshentin në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar autorin e plagosjes së 24-vjeçarit një ditë më parë. Në pranga ka rënë 16-vjeçari Th. Th., banues në Korçë.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga, autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr. 14, Korçë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit Th. Th., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosour në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *