Plagoset një person në Shijak, me urgjencë drejt Tiranës

Një i ri është plagosur me thikë pasditen e sotme në Shijak. Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Policia bën me dije se për pasojë ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar me iniciale B.K. Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, R. M., 20 vjeç.

I lënduari ka marrë goditje në shpatull dhe në pjesën e pasme të trupit. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për motive banale megjithatë mbetet për tu parë çfarë do të zbulojnë hetimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *