Plagosen dy vëllezër në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku dy vëllezër janë plagosur nga një person ende i paidentifikuar.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas një konflikti dy vëllezërit janë goditur me mjet shpues.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.03.2023, në rrugën “Gavrli D’Ara”, shtetasit A. K., dhe A. K., (vëllezër), janë konfliktuar me një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet shpues. Si pasojë e konfliktit, dy vëllezërit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *