Pjesë e dosjeve të Sigurimit të Shtetit në komunizëm është Ilir Meta, Nikolla: Rast tronditës, Kuvendi duhet të reagojë

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me dosjen e Autoritetit për Informim, ku sot u zbulua se politikani me iniciale I.M që ka qenë bashkëpunëtori i ish-Sigurimit të Shtetit rezulton të jetë presidenti Ilir Meta.

Nikolla tha se ky rast është rast tronditës si dhe duhet të ketë reagim të menjëhershëm.

Sakaq shtoi se  Kuvendi duhet të mblidhet në një seancë të posaçme, si dhe nuk mund të flasë më tepër pasi duhet të respektojë ligjin.

Deklarata e plotë:

Dje Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka informuar publikun për rastin e një politikani me profil të lartë, me inicialet I.M, i cili ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka nisur gjithashtu një letër në drejtimin tim, ku më ve në dijeni të identitetit të këtij politikani me profil të lartë dhe kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore, që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e domosdoshme për rastin. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë.

Dua ta falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike. Në respekt të ligjit dhe ndjeshmërisë së lartë të këtij rasti vërtetë tronditës, nuk mund të flas më shumë në këtë faze.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *