Petrit Doda regjistrohet si deputet i pavarur në Kuvend

Petrit Doda që zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend pasi ky i fundit la mandatin, ka vendosur të regjistrohet si deputet i pavarur në Kuvend. Ai është distancuar nga dy grupimet brenda PD-së, nga i Alibeajt dhe “Rithemelimit” duke dalë deputet i pavarur.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Petrit Doda mori 5987 vota dhe ishte pas emrit të Alfred Rushajt, duke zënë vendin e tij më 12 dhjetor pas lënies së mandatit.

Vendimi i tij vjen një ditë pasi Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *