Përplasjet në veri, Kurti: Duhet procesi i ri zgjedhor por më parë të arrestohen kriminelët që dhunuan ushtarët e KFOR e gazetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se zgjedhjet e lira në veri të Kosovës janë të domosdoshme por se më parë duhet të arrestohen ata që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR e gazetarëve si dhe të ketë një fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë në veri.

“Jam i intersuar të ketë zgjedhje të reja në 4 komunat në veri por ata të tjerët nuk kanë fare legjitimitet. Duhet një proces i ri zgjedhor, por më parë kriminelët të përballen me drejtësinë e kandidatët që garojnë në zgjedhje ta bëjnë të pafrikësuar.

Kjo është oferta ime dhe pres përgjigje dhe diskutim të mëtejshëm për Brukselin. Lulzim Hetemi nuk ka qenë i menduar se do të bëhej kryetar i Komunës. Aleksandër Jabllanovic u tërhoq nga gara me kërkesë të Beogradit. Nuk po caktoj datën por na duhet që procesi ta ketë fushatë zgjedhore të ndershme dhe pa frikë” tha Kurti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *