Përplasje në Komisionin e Ligjeve/ Alibeaj, ministrit Manja: I skërmisni dhëmbët SPAK-ut për dosjen e Berishës, po dosja nr 184 u varros?

Të pranishëm në Komisionin e Ligjeve kanë qenë, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe ministri Ulsi Manja.

Të dy këta të fundit kanë pasur përplasje gjatë seancës, pasi Manja quan ‘kërkesë llogarie” atë që Enkelejd Alibeaj e quan “ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë” duke i diktuar SPAK se kë të hetojë.

Pjesë nga debat:

Ulsi Manja: Ti kërkosh prokurorisë të japë përgjigje se çfarë bëhet me 4 çështje që thotë i kam regjistruar si vepra penale këtu e 2 vjet lidhet me përgjegjësitë që ka qeveria.

Kemi marrë votën. Të kërkosh hetime të pavarura e të shpejta lidhet me efektivitetin e sistemit të drejtësisë.

Nëse ministri i Drejtësisë si person përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e rekomandimit të Këshillit të Ministrave kërkon të shpejtohen hetimet ju politikisht keni të drejtën ta konsideroni si ndërhyrje politike por unë e konsideroj si kërkesë për performancë”

Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve Manja përmendi rastin e gjyqtares Blerina Muça, pak ditë pasi komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanit, shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës. Kjo pasi pranoi ankimin e kryetar të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Shkallës së Parë, që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Ulsi Manja: Ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimmarrjes është ajo që ndodhi para pak ditësh. U masakrua një gjyqtare e gjykatës pse referuar bindjes së brendshme dhe provave që kishte dha një vendim, nuk ka rëndësi përmbajtja e atij vendimi, u masakruar publikisht derisa  u mbërrit me një kërkesë të përshpejtuar për ta kaluar në sitën e vetingut. Po kjo është ndërhyrje.Ti kërkosh të bësh detyrën nuk e konsideroj cënim të pavarësisë së gjyqësorit “

Enkelejd Alibej: “Skërmitja e dhëmbëve në Asamble me ton kërcënues ndaj SPAK. Iso që i mbajtët ju, ju i konsideroni si kërkesë llogarie. Ky është opinion juaj. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 e cila u varros pikërisht për zvarritje e ping pong nga Dibra në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *