Përplasi me makinë 17-vjeçaren, në pranga i riu

Një shtetas 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka përplasur një vajzë të moshës 17-vjeçare.

Adoleshentja është transportuar me urgjencë në spital, aty ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin J. Gj., 24 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, ka aksidentuar një të mitur 17-vjeçare, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *