Përplaset makina e prefektit të Korçës, arrestohet autori

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë ku një person ka përplasur automjetin e prefektit të Korçës, në unazën e qytetit.

Uniformat blu raportojnë se shoferi me inicialet D.Xh., është larguar nga vendngjarja pas përplasjes, duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku më pas u arrestua nga policia.

Në testin e bërë ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit

Njoftimi i policisë:

Korçë: Godet makinën e prefektit dhe largohet nga vendngjarja, kapet pas disa minutash drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale.

Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.

Ngjarja mbrëmjen e sotme në qytetin e Korccës, ndërsa çështja do t’i kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *