Përplasen tre automjete në dalje të Lezhës, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Lezhës, rrugës për në Balldren, ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Ish-frutorja”, ku janë përplasur tre automjete.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Lezhës.

Ndërkohë në aksin Lezhë-Balldren është krijuar trafik dhe për disa minuta është bllokuar qarkullimi. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *