Përplasen dy mjete në Vorë, lëndohet punonjësia e Policisë

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në afërsi të një karburanti në Vorë. Sipas policisë e lënduar ka mbetur punonjësja e qarkullimit rrugor A.Sh., e cila është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2023, rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur dy automjete, dhe si pasojë e përplasjes është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh., (e planëzuar në shërbim), e cila po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *