Përplasen dy makina në Lezhë, plagoset njëri nga shoferët

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur kryqëzimi i Rrilës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetren dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tip Opel.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rreziku për jetën dhe është dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë mjekimin përkatës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *