Përplasen automjetet/ Dy aksidente në autostradën Tiranë-Durrës

Dy aksidenti kanë ndodhur ditën e sotme në hyrje të Tiranës nga autostrada Tiranë-Durrës.

Mësohet se për shkak të trafikut që ndodhet në këtë segment rruge, fillimisht janë përplasur dy makina me njëra-tjetrën.

Por pas aksidentit të parë ka ndodhur dhe një aksident i dytë, por këtë herë një prej makinave ka përfunduar sipër bordurës. Siç shihet dhe nga pamjet,, përplasja e makinave ka ndodhur për shkak të trafikut. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidentet, por dëmet materiale janë të shumta.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.04.2023, rreth orës 16:10, në Laprakë, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).

Si pasojë e konfliktit shtetasi A. R., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *