Përndoqi dhe i theu xhamin e makinës ish-të dashurës, në pranga 24-vjeçari

Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij.

Sipas policisë shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, ka përndjekur ish-të dashurën e tij dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Xh. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij, si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit me të cilin ajo udhëtonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *