Përndiqte ‘këmba-këmbës’ ish-të dashurën, policia shpall në kërkim 34-vjeçarin

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 34-vjeçar pas denoncimit të bërë nga ish-e dashura e tij e cila e kallëzoi për përndjekje. Në njoftimin e policisë thuhet se po punohet për arrestimin e 34-vjeçarit me inicialet E. K.

Mësohet se i padituri ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare, me të cilën kishte pasur një lidhje intime.

“Më datë 11.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim E. K., 34 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij 22-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tiranës në mënyrë zyrtare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *