Përmbytet veriu i Italisë, raportohet për viktima

Dy persona humbën jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur për shkak të stuhisë dhe përmbytjeve që goditën Italinë.

Një i moshuar ka humbur jetën kur lumi Senio ka dalë nga shtrati nga reshjet e dendura të shiut në qytetin Castel Bolognese, në provincën e Ravenës, raportojnë mediat italiane.

Një tjetër person ka mbetur i vdekur nga shembja e një shtëpie në qytetin e Fontanelice pranë Bolonjës, pas rrëshqitjes së dheut.

Përmbytje ka patur edhe në Faenza për shkak të depërtimit të brigjeve të lumit Lamona. Disa shtëpi janë evakuuar si masë paraprake në Dovadola për shkak të rrëshqitjeve të dheut, si dhe në Monzun dhe Castel San Pietro për shkak të përmbytjeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *