Përmbyset makina në aksin Laç-Milot, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Milot në afërsi të fshatit Shullaz.

Një automjet tip Sharon është përmbysur në rrugë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira. Ndërkohë që grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *