Përgjaken rrugët, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin në Kavajë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore, në Qerret, ku mjeti me drejtues shtetasin me inicialet S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Kavajë/Informacion paraprak

Në rrugën dytësore, në Qerret, mjeti me drejtues S. Xh., 40 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin L. V., 65 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Kavajë, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *