Përfundon numërimi në Shkodër/ PS merr fitoren historike

Bashkia Shkodër do të drejtohet për katër vitet e ardhshme nga kandidati socialist Benet Beci, i cili është shpallur fitues në garën elektorale.

Teksa ka përfunduar numërimi, Beci ka arritur të marrë një fitore të thellë duke lënë pas kandidatin të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia me rreth 10 mijë vota epërsi. Beci është pritur me brohorima nga mbështetësit e tij, të cilët e kanë përgëzuar.

Beci mori 33180 vota, ndërsa Bardh Spahia 21875 vota.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *