Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ja kush ishin të pranishëm

E thirrur presidenti Bajram Begaj për sulmet kibernetike nga Irani, sapo ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit. Deri më tani nuk bëhet e ditur se çfarë është diskutuar brenda mbledhjes. Të vetmit që munguan në mbledhje ishin dy ministrat Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja.

Të pranishëm në mbledhje ishin: kryeministri Edi Rama, zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Niko Peleshi, zëvendës ministri i rendshëm dhe ai i drejtësisë. Po ashtu, në mbledhje ishte i pranishëm Kryeprokurori, Zv.Drejtori i SHISH dhe Dr. i Policisë së shtetit.

Gjatë diskutimeve u theksua se sulmet keqdashëse, të sponsorizuara nga qeveria e Iranit, duhet të bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare.

Ministra dhe përfaqësues të lartë të institucioneve përgjegjëse raportuan mbi analizën e deritanishme të situatës, planet dhe masat, që po ndërmerren për adresimin e mangësive të vërejtura në infrastrukturë dhe kapacitete.

Në mënyrë të veçantë, u vlerësua se mbështetja e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjencitë e ndryshme amerikane, që kanë punuar e po punojnë me agjencitë tona, ka qenë thelbësore për identifikimin e tipologjisë së agresionit kibernetik dhe kundërpërgjigjen tonë.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar konfirmoi se bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar me të gjitha vendet partnere, NATO-n, dhe BE-në duhet të vazhdojë, me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *