Përfshihet nga flakët shtëpia në Korçë, brenda saj ndodheshin çifti i të moshuarve të verbër. U shpëtuan nga fqinjët

Një banesë në fshatin Kuç i Zi, të Korçës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Burimet për mediat konfirmojnë se brenda shtëpisë kanë qenë çifti i bashkëshortëve, të cilët janë të verbër dhe fatmirësisht janë shpëtuar nga komshinjtë.

Kanë qenë këta të fundit që kanë parë flakët sipër çatisë duke shkuar menjëherë pranë banesës, dhe po ashtu kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.

Ende po punohet për shuarjen e flakëve, nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Banesa është djegur totalisht dhe dëmet materiale janë të shumta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *